Një ndër mitet shëndetësore dhe shkencore të të gjitha kohërave është “ngrënia në orët e vona ndikon në shtimin e peshës”. Sipas studimeve të fundit thuhet se kjo gjë s’është aspak e vërtetë, ja disa arsye pse:
Një darkë e ulët glycemike sonte mund t’ju ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak nesër: sipas një studimi amerikan thuhet se ajo që hani për darkë mund të ndikojë në reagimin e trupit në mëngjes. Studimi konstatoi që njerëzit që hanin një darkë të ulët glycemike kishin shance për të rregulluar kontrollin e sheqerit në gjak, ndihmon në humbje të peshës dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithsëm. Provoni të hani thjerrëza, fasule, gjoks pule, salmon, por në sasi të moderuar.
Jo të gjitha karbohidratet kthehen në yndyrë, nëse hani natën vonë: ushqimi shërben si “karburant” për trupin dhe ndihmon në dhënien e energjisë. Kjo gjë ndodh pavarësisht nga orët e ditë-natës. Ekzistojnë disa lloje karbohidratesh si patatja e ëmbël që pavarësisht se hahet në orët e vona nuk çon në shtim yndyre por përmirëson muskujt dhe energjinë e trupit.
Karbohidratet e konsumuara gjatë natës mund të ndihmojnë në kontrollimin e urisë ditën e nesërme: sipas një studimi të vitit 2011, thuhej se karbohidratet që mund t’i konsumonit gjatë natës ndihmojnë në kontrollimin e urisë gjatë gjithë ditës së nesërme. Aftësia për të kontrolluar urinë është një strategji kyçe në humbjen e peshës. Ju duhet të përpiqeni që të ndani një sasi të vogël karbohidratesh dhe t’i konsumoni gjatë natës në mënyrë që të kontrolloni urinë të nesërmen.
Proteinat në orët e vona mund t’ju ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ndërsa flini: ngrënia në mënyrë strategjike para se të flini mund të ndihmojnë në ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e muskujve. Qumështi, kosi, djathi janë një zgjedhje shumë e mirë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


