Ja pse gratë duhet të hanë çdo ditë kanellë!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

kanelleNë sajë të një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbia në Nju Jork u konstatua se shkencëtarët ishin duke u përpjekur të krijonin një ilaç natyral për të kuruar sindromën policistike ovariane, për një periudhë të gjatë kohore. Sipas vlerësimeve, rreth 5-10% e grave në botë vuajnë nga sindroma policistike ovariane. Në SHBA, ky numër është vlerësuar me 5 milionë. Shenjat e kësaj sindrome janë cikël menstrual i parregullt, infertilitet, puçrra fytyre, rritja dhe trashja e qimeve të fytyrës etj.

Sipas këtij studimi, shkencëtarët konsideruan kanellën si elementin natyral më efektiv në trajtimin e kësaj sindrome. Kanella ka efekt pozitiv në të gjithë organizmin dhe përmirëson aftësinë e trupit në procesin e glukozës dhe insulinës.

Në Kinë, Japoni dhe disa vende të Lindjes së Largët, gratë të cilat nuk mund të mbeteshin shtatzënë merrnin një lugë kanellë me mjaltë çdo mëngjes për të trajtuar problemin e tyre. Kanella është shumë e mirë dhe në trajtimin e dhimbjeve që vijnë si pasojë e ciklit menstrual./ www.shendeti.com.al / Burimi: womans health.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale