Të gjithë femrat kanë dhimbje të gjoksit para se t’u vijnë menstruacionet. Kjo ndodh për shkak të hormoneve. Gjatë kësaj periudhe ka rritje të estrogjenit, i cili shkakton zgjerim të kanaleve të gjirit, si dhe të progesteronit, i cili një javë para se t’ju vijnë periodat stimulon rritjen e gjendrrave të qumështit.
Këto pastaj shkaktojnë ënjtje dhe dhimbje të gjirit, të cilat intensifikohen edhe më shumë gjatë ditëve kur vijnë periodat.
Një pikë shumë e rëndësishme për të lehtësuar dhimbjen e gjoksit (jo vetëm kur jeni para periodave) është veshja e sutjenave të rehatshme. Mbajtja e gjirit i palëvizshëm bën që të ndjeni më pak dhimbjen.
Duhet të merrni qetësues për dhimbjet dhe gjithashtu të kryeni ushtrime fizike rregullisht.
Nuk duhet të konsumoni ushqime të yndyrshme, kafeinë dhe kripë javën para se t’ju vijnë periodat. Do të ishte mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për një dietë ditore të pasur me vitaminën B6, vitaminën E etj, ndoshta edhe shtesa ushqimore. Dhimbja e gjoksit duhet të bjerë kur periodat vijnë, por nëse gjoksi ju dhemb çdo ditë për disa javë rresht ose ju dhemb në vetëm një pjesë, atëherë duhet të vizitoheni tek një doktor.
Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka


