Ja pse nuk duhet të bëni dush çdo ditë, mund të dëmtoni trupin

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

dushNjë studim i ri nga Universiteti i Bostonit tregon se, nëse bëni dush çdo ditë, do të dëmtoni lëkurën dhe do të hiqni yndyrën esenciale të saj. Dushi me ujë të nxehtë çdo ditë irriton lëkurën dhe e bën atë më të thatë. Me anë të dushit ju mund të mbani larg bakteret dhe papastërtitë, por do t’i bëni dëm në të njëjtën kohë edhe lëkurës.

Sipas studimit, është konstatuar se dushi jo domosdoshmërisht heq erën e keqe të trupit, nuk është me rëndësi fakti se sa shpesh laheni, por mënyrën se si laheni. Mos përdorni sapun për trupin kur bëni dush, sepse sapuni ka tendencën që ta thajë lëkurën dhe t’i heqë yndyrnat esenciale. Në çdo rast duhet të përdorni ujë të vakët, dhe jo të nxehtë. Përdorni shampo me efekt zbutës dhe hidratues në vend të sapunit.

Dushi duhet të ketë efekt terapeutik për të hequr lëkurën e thatë dhe për t’i dhënë lëkurës lagështirën e nevojshme për të qëndruar e hidratuar. Këshillohet të bëni dush 10 minuta në 2-3 ditë.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin