Ja pse shëndosheni pavarësisht stërvitjes fizike

Kaloni orë të gjata mbi pistën e vrapit dhe përsëri nuk arrini të humbisni kilet që dëshironi?

Jeni duke vërtetuar atë që shpeshherë thonë shkencëtarët: Stërvitja jo rrallë nuk ndihmon në uljen e peshës, madje mund të ndikojë në shtimin e peshës. Pse?

ushtr. fizikeAktiviteti fizik në të vërtetë ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme, por jo për të rrëzuar kilet e tepërta. Studimet më të fundit madje tregojnë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që megjithëse merren me aktivitet fizik, shtojnë në peshë.

Një faktor që ndikon në shtimin e peshës ka të bëjë me “kompensimin”, ku personat të cilët stërviten shumë, i lejojnë vetes të konsumojnë ndonjë ëmbëlsirë apo ushqime të preferuara me shumë kalori.

Sipas një studimi të kohëve të fundit të zhvilluar nga Universiteti i Arizonësk u testuan efektet e ushtrimeve fizike tek 81 gra. Ato morën pjesë në një program stërvitje 12 javor, i cili përfshinte 3 sesione në javë.

Nga hulumtimi doli se këto gra nuk kishin ndonjë humbje të dukshme në peshë, madje 70% e tyre kishin shtuar kile. Ato filluan të hanin më shumë gjatë periudhës së stërvitjes dhe të lëviznin më pak (kur nuk ishin duke vrapuar në pistë)./Daily Mail/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe