Përbërësit:
- 2kupa miell integral
- 1 3/4kupa sheqer
1 1/2 lv kripë- 1/2 lv sodë
- 1/2lv pluhur për pjekie
- 1/3kupa vaj ulliri
- 1 1/4kupa qumësht
- 3 vezë të mëdha, fshati
- 1 1/2lugë të mëdha lëkura portokalli
- 1/4kupë lëng portokalli
Përgatitja:
1. Ndizni furrën në 180gradë Celcius. Vendosni pak vaj në tepsi.
2. Në një tas përzieni: miellin, sheqerin, sodën. Në një tas tjetër përzieni: vajin, vezët, lekurat dhe lëngun e portokallit. I shtoni përberësit e thatë, përzieni deri sa të bëhen uniform.
3. Vendosni brumin në tepsi dhe piqeni për rreth 1 orë, sa të marrë ngjyrë të artë pjesa e sipërme dhe provonii me thikë të dalë e pastër nga brendësia. Lëreni të ftohet për 30min dhe më pas e zhvendosni ne enën e preferuar. Lëreni 2 orë të ftohet krejtësisht.
SHPJEGIM: Kupa është gota e ujit 200ml/ Blerina Bombaj, dietologe


