Supat janë një mënyrë e mrekullueshme dhe e shkëlqyer se si të fusni më shumë perime në dietën tuaj.
Supë me thjerrëza dhe kos
Nëse mendoni se kosi është një shtesë e çuditshme për një supë – e lëre më si bazë – kjo recetë do t’ju bëjë të rimendoni paragjykime të tilla. Kosi grek dhe lëngu i limonit, balancohen nga fasulet, kopra dhe piper i zi i grirë. Kjo pjatë mund të mos jetë supa juaj e zakonshme, por është nga ato që do të dëshironi ta gatuani sërish.
Përbërësit
- 2 lugë çaji vaj ulliri
- 1 qepë e grirë hollë
- 1 thelpi hudhër, e shtypur
- 2 kërcell selino, të grira hollë
- 1/2 tufë kopër, e grirë hollë
- 1 tufë koriandër, i grirë imët
- 1 tufë majdanoz, i grirë hollë
- 400 gr thjerrëza pa kripë të shtuar, të kulluara dhe të shpëlara
- 300 ml lëng perimesh
- 200 ml ujë
- 4 lugë kos grek me pak yndyrë
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- Piper i zi
Ngrohni vajin në një tenxhere të madhenë nxehtësi mesatare. Shtoni qepën, hudhrën dhe selinon, gatuajeni duke e trazuar rregullisht, për 4-5 minuta ose derisa qepa të jetë zbutur.
Përzieni koprën, koriandrin, majdanozin, fasulet, lëngun e perimeve dhe ujin, lëreni të ziejnë dhe zvogëloni nxehtësinë në minimum. Ziejini për 4-5 minuta, ose derisa perimet të zbuten.
Hiqeni nga zjarri dhe përdorni një blender për t’i përzier derisa masa të jetë homogjene. Shtoni kosin dhe lëngun e limonit dhe përziejini derisa të bashkohen mirë.
Ndani supën në 4 tasa dhe zbukurojeni me kopër dhe piper të zi të grirë përpara se ta shërbeni.