Ja rregullat që duhet të ndjekin qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë

Gazetare: Klevisa GJIKA

13 rastet shqiptare të konfirmuara pozitive me koronavirus në Itali bënë bujë të madhe mediatike. Nisur nga kjo, por edhe situata aktuale në nivel global, ambasada e Shqipërisë në Itali ka publikuar udhëzimet se si duhet të udhëtohet nga vendi ynë drejt Italisë.

Së pari, duhet firmosur vetëdeklarimi, që vërteton faktin se nuk ka qenë i infektuar me COVID – 19 apo se nuk ka qenë në karantinim për 14 ditë.

Së dyti, qytetarët duhet të nënshkruajnë deklarimin se nuk kanë temperaturë trupore 37.5 gradë C, edhe pse matja do bëhet sërish në pikën kufitare.

Së treti, qytetarët nuk duhet të shfaqin shenja lodhjeje, humbje të shijes, dhimbje trupore, kollë, frymëmarrje të rënduar, diarre, dhimbje fyti, ethe të përgjithshme.

Së katërti, 48 orë para shfaqjes së simptomave nuk duhet të ketë pasur kontakte me persona të infektuar.

Së pesti, në 14 ditët e fundit, çdo person që do të udhëtojë drejt Italisë nuk duhet të ketë pasur kontakt me individë që kanë rezultuar pozitivë me COVID – 19.

Pas respektimit të këtyre masave dhe mbërritjes në Itali, çdo person duhet të qëndrojë në karantinë për 2 javë të plota, nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital