Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Fëmijët nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është ekuivalente me një çokollatë të vogël apo një kanoçe me pije të gazuar.
Çokollatat dhe lëngjet e ëmbla janë ushqimet më të preferuar të shumë fëmijëve. Por, sipas një raporti të ri nga Shkolla Mjekësore Universitare Emory, në Atlanta, çdo gjë që përmban më shumë se 6 lugë çaji sheqer në ditë është e rrezikshme për fëmijën.
Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se fëmijët nën moshën 2 vjeç nuk duhet të kenë fare sheqer të shtuar në dietën e tyre. Një lugë çaji sheqer është i barasvlershëm me 4 g, ndërsa gjashtë lugë çaji janë 25 g sheqer. Ky numër përkthehet në 100 kalori, sipas ekspertëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit rekomandon që fëmijët e moshës 4-8 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 3 lugë çaji sheqer në ditë (12g). Nga mosha nëntë vejç e sipër, ata nuk duhet t’i kalojnë 8 lugë çaji në ditë.
Dr. Miriam Vos, profesoreshë tek Shkolla Mjekësore Universitare Emory, thotë: “Rekomandimi ynë për fëmijët nga 2 deri në 18 vjeç është i njëjti: hani thjeshtë dhe mos tejkaloni 6 lugë çaji sheqer në ditë. Mendoj se është një objektiv i arritshëm. Fëmijët që hanë ushqime me shumë sheqerna kanë tendencën të hanë më pak ushqime të shëndetshme, si fruta, perime, drithëra, produkte të qumështit me pak yndyra, që janë të mira për shëndetin e zemrës”.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


