Ja sa shtretër spitalor publikë dhe privatë ka Shqipëria, shfrytëzohen vetëm gjysma

Tirana vazhdon të jetë qarku që ka numrin më të lartë të spitaleve dhe të shtretërve spitalorë. Kjo lidhet jo vetëm me numrin e lartë të popullsisë në këtë rajon, por dhe me përqendrimin e shërbimeve spitalore universitare në funksion të popullsisë për të gjithë vendin. Numri i shtretërve spitalorë së bashku me numrin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitale, është i lidhur dhe me madhësinë e popullsisë në qarqe.

Tabela 2: Spitalet, procedurat, profesionistët e shëndetësisë
Numri i spitaleve publike dhe private* 57
Shtretër spitalor publikë dhe privatë 8.877
Shtretër spitalore për 10 000 banorë 31.1
Numri i mjëkëve në spitale/Publike 1.777
Numri i infermierëve në spitale publike 5.585
Numri i procedurave kirurgjikale 64.929
Shfrytëzimi i shtratit në ditë 186.7
Në % 51.2

*Burimi: Vjetari Statistikor Rajonal 2020

Në nivelin e BE-së ka mesatarisht pesë shtretër spitalorë për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën 2.5 shtretër për 1.000 banorë. Ndërsa në vendet e rajonit, Shqipëria ka 3.1 shtretër për 1.000 banorë, Maqedonia 4.2 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, Serbia ka 5.6 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.9.

Për sa i takon burimeve njerëzore, sistemi shëndetësor publik vuan nga numri i pamjaftueshëm i profesionistëve. Raporti mjekë për banorë është 1.2:1000 dhe raporti mami/infermierëpër banorë është 3.6:1000. Burimet njerëzore në shëndetësi janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe në disa qytete të mëdha.

Referuar të dhënave nga Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, aktualisht numri i përgjithshëm i mjekëve të regjistruar pranë UMSH-së është 6315. Në këtë numër janë përfshirë të gjithë mjekët që ushtrojnë profesionin në Republikën e Shqipërisë, të gjithë mjekët që janë larguar nga Shqipëria, por që nuk janë çregjistruar, mjekët pensionistë që nuk e ushtrojnë profesionin, si dhe mjekët e huaj.

  • Numri i mjekëve specialistë të regjistruar në rang vendi është 2848.
  • Numri i mjekëve me specialitet “Kirurgji e përgjithshme” të regjistruar pranë UMSH-së është 174.
  • Numri i mjekëve me specialitet “Anestezi-reanimacion” të regjistruar pranë UMSH-së është 143.
  • Numri i mjekëve të punësuar në sistemin shëndetësor publik është 4152, nga të cilët 1812 mjekë të përgjithshëm dhe 2340 mjekë specialistë.
  • Ndërsa referuar numrit të dhe raporti mami/infermierë është 3.6 për 1000 banorë ose 3,600 në total në gjithë vendin

Në nivelin e BE-së, Greqia ka më së shumti mjekë për 1.000 banorë – 6, e ndjekur nga Austria me 5.2 dhe Norvegjia me 4.8, Gjermania ka 4.3, ndërsa Spanja – 4 dhe Italia – 3.9. Në rajon, më shumë mjekë ka Greqia, e cila pasohet nga Bullgaria me 4.2, Kroacia me 3.4, Sllovenia me 3.1, Serbia me 2.9 dhe Mali i Zi me 2.8 mjekë për 1.000 banorë. Nuk ka të dhëna për Kosovën, ndërsa Shqipëria ka 1.2 mjekë për 1000 banorë, megjithëse kjo shifër është e diskutueshme.

 

Artikulli është realizuar si pjesë e projektit “Shëndeti është e drejta ime! Transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e Covid-19” të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. 

Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital