Ja sekretet që duhet të dijë çdo femër!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vagineAshtu si fytyra dhe pjesët tjera të trupit me kalimin e kohës fillojnë të humbin elasticitetin e tyre… edhe me vaginën ndodh e njëjta gjë…

Për shumicën e pjesëve të trupit, e veçanërisht për fytyrën, ka miliona produkte që ju ndihmojnë t’i hiqni problemet e ndryshme me të cilat do të ballafaqoheni. Për  vaginën duhet të kujdeseni vetë.

Pastrojeni vkëtë zonë delicate të trupit sa më shpesh pasi aroma e keqe e vaginës është ndër problemet më të këqija me të cilën mund të përballet një femër.

Për ta parandaluar këtë, duhet ta pastroni vaginën të paktën dy herë në ditë me sapun pa aromë.

Gjithashtu, sigurohuni t’i pastroni mirë edhe qimet përreth vaginës për shkak se mund të djersiten, dhe rrjedhimisht të shkaktojnë aromë të keqe.

Sa më të vogla të jenë qimet përreth vaginës, aq më të pakta janë mundësitë të mbani aromë të keqe dhe të prekeni nga infeksione të ndryshme. Prandaj, kujdeseni ta mbani vaginën pa qime.

Vishni të brendshme pambuku, të cilat e lejojnë vaginën të thithë ajër. Parfumi nuk këshillohet të përdoret, pasi krijon mosbalancim në pH, dhe kjo mund të rezultojë e dëmshme për shëndetin intim.

Rekomandohet të konsumoni të gjitha llojet e frutave, veçanërisht frutat që kanë përqindje të lartë të sheqerit natyral, si portokall, mollë, etj.

Gjithashtu, mos harroni të shmangni ushqimet që shkaktojnë erë të keqe si qepët apo hudhrat .

Burimi: halthynaturalworld/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale