Ja sekretet që ju tregojnë se si mos të sëmureni këtë dimër

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Virozat e dimrit janë gjithnjë të pranishme në këto ditë të ftohta. Nëse do të pyesnit një punonjës të kujdesit shëndetësor se cili është çelësi për të mos u sëmurur nga gripi apo e ftohura, përgjigja me siguri do të ishte “bëni vaksinën kundra gripit”. Në fakt kjo gjë nuk është e gabuar, por gazeta Shëndeti në këto postim do t’ju tregojë disa sekrete të vogla se si ta kaloni dimrin pa u sëmurur nga virozat:

semundjeeMerrni ajër të pastër: mundohuni të qëndroni sa më larg ambjenteve të mbyllura të tilla si kafene, mjete të transportit publik etj. Qëndrimi në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me njerëzit ju bën më të predispozuar për t’u prekur nga viruset apo mikrobet. Ajri i pastër ju lehtëson frymëmarrjen dhe parandalon marrjen e mikrobeve nga njerëzit e prekur nga virusi.

Forconi sistemin imunitar: një sistem i fortë imunitar do të luftojë më shpejt bakteret dhe mikrobet dhe do të parandalojë sëmundjet. Merrni vitaminë C nga agrumet si portokalli, limoni, qitro, mandarinat ose me tableta.

Duart e pastra janë gjithçka: e ftohura dhe gripi mund të merren dhe me anë të prekjes. Mbajini gishtërinjtë larg syve, gojës dhe hundës. Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e shpeshtë e duarve me sapun parandalon sëmundjet.

Flini mjaftueshëm dhe qëndroni ngrohtë: gjumi i qetë dhe i rehatshëm është çelës për parandalimin e çdo sëmundje. Përveç kësaj, qëndroni ngrohtë, vishni rroba të përshtatshme për dimër dhe përdorni aksesorë të tillë si kapuc, dorashka, shall dhe këpucë me push.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës