Ja shenjat që vuani nga depresioni

Nëse ndiheni çdo ditë të mërzitur duke menduar për të shkuarën  dhe nuk përqendroheni tek e tashmja, është koha t’i kushtoni vëmendje vetes. Kjo është shenjë e depresionit klinik dhe sipas Institutit të Shëndetit Mendor, rreth 7% e të rriturve e përjetojnë atë një herë në jetë.

depression nPërsa i përket simptomave të depresionit çrregullimi i humorit dhe trishtimi pa shkak janë më të evidentuarat, por sigurisht ka edhe të tjera simptoma. Ja cilat janë:

Çrregullim në mënyrën e të ushqyerit (hani më pak ose më shumë se zakonisht): nëse truri është i ngarkuar me mendime negative, harroni të hani. Kjo sëmundje mund t’ju japë edhe efektin e kundërt, duke ju bërë të ndjeni uri shumë shpesh.

Çrregullim i gjumit: shumë njerëz që vuajnë nga depresioni e gjejnë veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë, duke qenë se e shikojnë si mënyrë shpëtimi nga realiteti. Gjithashtu, mendimet negative mund të shkaktojnë edhe pagjumësi duke ju lënë orë të gjata zgjuar. Sipas mjekëve, 8 orë gjumë janë të nevojshme për mirëqenien fizike e mendore të trupit.

Nxeheni për gjëra të vogla: Kjo është një shenjë depresioni që pak njerëz e njohin: depresioni mund të shfaqet si nervozizëm, thotë Xhenifer Uoklin, asistent klinik në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në “Joan H. Tisch Center” në Universitetin e Nju Jorkut. Mund të irritoheni për gjëra të vogla të parëndësishme: kjo ndodh sepse depresioni ndikon tek hormonet duke sjellë ndryshime.

Humbisni përqendrimin: Truri duke qenë gjatë gjithë kohës i “zhytur”në mendime të trishtuara, humbet aftësinë të fokusohet tek diçka për t’i dhënë zgjidhje apo thjesht për ta gjykuar ftohtë.

Nuk keni vetëvlerësim: nëse i përsërisni vazhdimisht vetes “nuk vlej” apo “jam i padobishëm”, këto mund t’ju dëmtojnë. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do sillni negativitet në jetën tuaj dhe do të jeni më shumë të prirur të vuani nga depresioni.

Mendoni shpesh për vdekjen:  mendimet e vazhdueshme për t’i dhënë fund jetës janë tregues se ju duhet ndihmë profesionale./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm