Ja si dhe kur duhet t’i konsumoni frutat për t’u dobësuar dhe për të marrë përfitimet e tyre

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Është e vërtetë se frutat janë një “mrekulli e natyrës”, por a e dini se si dhe kur duhet t’i konsumoni? Frutat janë një detoksifikues i rëndësishëm për trupin, ato furnizojnë trupin me energji dhe e ndihmojnë në proceset e rëndësishme jetësore. Rregulli i parë dhe kryesori që vlen për frutat, është: duhet të hahen me stomakun bosh dhe kurrë pas një vakti!

Nëse i hani frutat me stomakun bosh, ato kalojnë menjëherë nëpër traktin tretës, por nëse hahen pas një vakti, ato ngadalësojnë sistemin e tretjes.

Ja disa nga frutat më të mira që duhet të konsumohen para vaktit, me stomakun bosh:

fruitsKivi: është i pasur me kalium, magnez, vitamina C dhe E si dhe me mjaft fibra dietike.

Molla: përmban pak vitaminë C, por është antioksidant i shkëlqyer. Nëse hahet me stomakun bosh, ajo ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Luleshtrydhet dhe manaferrat: janë të pasura me antioksidantë. Nëse konsumohen me stomakun bosh ato mbrojnë trupin nga kanceri dhe janë një “luftëtar” i shkëlqyer kundër radikaleve të lira në trup.

Portokalli: të ndihmon kundër ftohjeve, kolesterolit të keq dhe parandalon shpërndarjen e gurëve në veshka. Redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Qitro: vetëm gjysma e këtij fruti ju siguron nevojat e përditshme të vitaminës C, ai është një diuretik mjaft i mirë dhe ju ndihmon në reduktimin e peshës.

Banania: është e pasur me kalium dhe është një ushqim i përkryer për të filluar mëngjesin.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe