Ja si duken mushkëritë pasi keni pirë 20 cigare (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk është sekret që duhanpirja shkurton jetën.

Për të përcaktuar saktë kohën që një cigare mund të marrë nga jeta, hulumtuesit shkencorë tek Universiteti i Bristolit kryen një studim të thjeshtë.mushkeri_duhan

Ata llogaritën diferencën e jetëgjatësisë midis meshkujve duhanpirës dhe jo duhanpirës, dhe numrin e cigareve që ata kishin konsumuar gjatë ditës.

Nga të dhënat e siguruara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, hulumtuesit shkencorë zbuluan se diferenca në jetëgjatësi midis një duhanpirësi dhe jo-duhanpirësi ishte 6.5 vjet.

Ata më pas llogaritën që, nëse një burrë pi mesatarisht 5,772 cigare në vit nga mosha 17 vjeç deri në moshën 71 vjeç, ai do të konsumojë gjatë gjithë jetës së tij 311,688 cigare në total.

Supozojmë se secila cigare ka të njëjtin efekt tek jeta e një njeriu, ajo mund t’i kushtojë atij mesatarisht 11 minuta jetë.

Pra, një cigare ju vjedh 11 minuta nga jeta juaj.

6.5 vjet = 2,374 ditë dhe 56,976 orë, ose 3,418,560 minuta

5,772 cigare në vit për 54 vjet = 311,688 cigare

3,418,560/311,688 = 11 minuta për cigare

Nëse nuk janë mjaftueshme të tmerrshme këto statistika, shikoni në videon e mëposhtme se si duken mushkëritë pasi keni pirë vetëm 20 cigare.

Në videon e publikuar tek faqja në Facebook “MEDspiration” tregohet eksperimenti i një grupi studentësh që “ushqejnë” me një paketë duhan mushkëri të shëndetshme. Me vetëm 20 cigare mund të dallohet lehtë katrani që vesh laringun dhe ngjyra e mushkërive që ka nisur të zbehet.

Burimi: AOL. com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit