Hulumtimet thonë se gratë që hanë shëndetshëm para dhe pas shtatzanisë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo sëmundjeve të tjera për fetusin.
Studimi i është referuar 19.000 grave shtatëzëna në SHBA. Një dietë e shëndetshme përfshin peshk, fruta, perime dhe arra. Gratë shtatzëna duhet të sigurohen që t’i marrin në sasinë e duhur dhe të nevojshme këto ushqime. Ekspertët rekomandojnë acid folik dhe vitmaninë D për të zvogëluar rrezikun e defekteve të tjera të lindjes.
Sipas studimit, gratë shtatëzëna që kishin mbajtur një dietë të shëndetshme reduktonin në 25% rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek fetusi. Sëmundjet e lindura të zemrës janë një nga llojet më të zakonshme tek defektet e lindjes, 9 në 1000 foshnje lindin me probleme të zemrës.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


