Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi
Stresi është një ndryshim që ndikon në një reagim të ndryshëm në përgjigjet fizkie mendore dhe emocionale. Stresi është një pjesë normale e jetës, por duhet të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumica e njerëzve nuk e kanë këtë aftësi.
- Ankth
- Rrahje të shpeshta të zemrës
- Shtrëngim në pjesën e pasme të qafës dhe shpatullave
- Dhimbje në pjesën e pasme të kokës
- Frymëmarrje të shpeshtë
- Djerësitje të trupit dhe të pëllëmbëve
- Irritim të stomakut
- Të përziera dhe të vjella
Me kalimin e kohës stresi i përkeqëson simptomat duke çuar kështu në:
Ulje të sistemit imunitar: stresi kronik do t’ju bëjë të sëmureni më shpesh. Nëse keni sëmundje kronike dhe sëmundje që godasin sistemin imunitar si SIDA, hepatitet, tension të lartë etj, stresi do i përkeqësojë më shumë simptomat.
Sëmundje të zemrës: stresi është i lidhur me presionin e lartë të gjakut dhe rrahje të parregullta të zemrës (aritmi). Stresi mund të shkaktojë bllokim të arterieve madje edhe sulm në zemër.
Kontrakton muskujt: stresi i vazhdueshëm mund të çojë në kontraktim dhe dhimbje të muskujve të qafës, shpatullave, mesit dhe kokës.
Probleme me stomakun: stresi shkakton irritim të stomakut, sindromën e zorrës së irrituar dhe të vjella.
Ndikon në organet riprodhuese: stresi lidhet me probleme të ereksionit, mungesë të pjellorisë, probleme gjatë shtatzanisë dhe dhimbje menstruale.
Përkeqëson sëmundjet e mushkërive: stresi përkeqëson simpromat e astmës dhe sëmundjeve kronike të mushkërive.
Reagimet ekstreme ndaj stresit mund të çojnë në sulm paniku. Sulmi i panikut është i papritur dhe përfshin ndjenjë frike, ankthi dhe ju bën të merrni frymë me vështirësi e të keni trullosje. Njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku e humbasin kontrollin dhe mund të ju shkaktohet sulm në zemër.
Ja si ndikon stresi në mendimet dhe emocionet tuaja:
- Ndiheni çuditshëm dhe të paaftë për të zgjidhur edhe problemet më të vogla
- Ndiheni të frustruar, humbisni durimin dhe bërtisni
- Ndiheni të nevrikosur dhe të lodhur gjatë gjitha kohës
- E keni të vështirë të përqëndroheni
- Shqetësoheni shumë edhe për gjërat më të vogla
- Mendoni se do të humbisni gjithçka nëse nuk veproni shpejt (edhe për çështje të vogla)
- Paramendoni se gjëra të këqija do ndodhin
Stresi është burimi kryesor i të gjitha sëmundjeve dhe duhet ta menaxhoni atë. Nëse përjetoni stres kronik konsultohuni patjetër me mjekun.
Burimi: WebMED


