Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thekson se në këto ditë të nxehta numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore është rritur me 200 në ditë, ndërkohë që shpjegon si ndikon vapa në infarkte, tromboemboli të mushkërive apo ishemi të trurit, të cilat janë vdekjeprurëse.

“Arterioskleroza në enët e gjakut nis ngadalë dhe në vazhdimësi. Ne humbim lëngje dhe gjaku, në mungesë të tyre, trashet duke krijuar trombe. Po varet ku i bën ato trombe, në enët koronare që çojnë në infarkt, në mushkëri apo në enët që çojnë gjak në tru, duke shkaktuar ishemi.”, shton Brataj.

Por, përveç lëngjeve, Brataj thekson shumë të rëndësishëm elektrolitet që humbim nga vapa dhe rëndësinë e konsumit deri në 2 litra ujë.

“Natriumi dhe kaliumi duhet të jenë në balancë, humbja e elektroliteve i çekuilibron ato…”, thekon ai.

Brataj këshillon kujdes të shtuar për të moshuarit dhe foshnjat që të hidratohen, ndërsa ata të cilët punojnë jashtë të shmangin orët e pikut. Nuk rekomandohet përdorimi i biçikletës deri në orët e pasdites, pasi sforcon organizmin./tch

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?