Ja si të dalloni shenjat e hershme të shtatzënisë

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Gratë zakonisht e kuptojnë se kanë mbetur shtatzënë kur ju mungojnë për disa ditë periodat. Në këtë postim do t’ju paraqesim shenjat më të hershme të shtatzanisë, para se t’ju mungojnë periodat:

shtatzaniDhimbje koke: ndryshimet hormonale dhe presioni i gjakut ndryshon tek gratë shtatzëna, prandaj këto dy faktorë çojnë në dhimbje koke.

Pagjumësi: zakonisht problemet me gjumin shfaqen rreth 3 javë pas konceptimit të bebes. Kjo ndodh si rezultat i rritjes së nivelit të estrogjenit dhe progresteronit.

Dhimbje barku: dhimbjet e barkut në javët e para të shtatzanisë tek shumë gra janë të njëjta me dhimbjet menstruale, por nuk janë të njëjta.

Mungesë oreksi: zakonisht gratë shtatzëna përjetojnë humbje oreksi dhe të vjella në javët e para të shtatzanisë.

Sekrecione të bardha: vijnë si rezultat i rritjes se numrit të qelizave dhe zgjerimit të mureve vaginale gjatë shtatzanisë.

Urinim i shpeshtë: presionet në mitër dhe fshikëz bëjnë që të urinoni më shpesh gjatë periudhës së shtatzanisë.

Ndjeshmëri e gjirit: gjendrat e qumështit përgatiten që në javët e para të shtatzanisë.

Lodhje: niveli i lartë i progresteronit tek gratë shtatzëna ju jep atyre ndjesinë e lodhjes.

Luhatje humori: shpesh gratë shtatzëna kanë luhatje të theksuara humori, madje edhe ndaj partnerit të tyre, shkak i luhatjes së humorit janë ndryshimet hormonale.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?