Gatuani ëmbëlsirë me karrota- zëvendësoni sheqerin që i nevojitet ushqimit tuaj me disa perime të ëmbla, në këtë mënyrë do të përfitoni shije të mirë dhe do eliminoni kaloritë.
Shtojini tostit banane dhe boronica- gjithashtu, në vend të majonezës mund të përdorni krem avokado.
Vendosni fruta në çokollatë- vendosni qershi ose luleshtrydhe në çokollatën e shkrirë ( e zezë ose e bardhë). Çokollata e zezë është më e këshillueshme.
Përdorni erëza në gatime- ska rëndësi nëse është borzilok, shafran, apo majdanoz. Spinaqi ose makaronat do t’ju shijojnë më shumë nëse shtoni erëza në vend të sasisë së kripës që përdoret për t’ju dhënë shije ushqimeve
Përgatisni pure me zarzavate- miksojini zarzavatet tuaja të preferuara në blender duke krijuar kështu pure kremoze dhe të shëndetshme.
Përdorni fruta të ngrira- përdorni fruta të ngrira në vend të akullores, janë më të ulta në kalori dhe sigurisht shumë të shijshme./Cosmopolitan


