Ja si të largoni strijat nga trupi për një kohë të shkurtër

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

strijaStrijat që krijohen në lëkurë, në përgjithësi janë të dukshme tek gratë shtatzëna, por nuk mund të fajësohet vetëm shtatzënia për këtë gjendje. Ka shumë faktorë të tjerë që shkaktojnë shfaqjen e strijave në lëkurë, ndër to mund të përmendim:

Shtimi i menjëhershëm në peshë – nëse shtoni disa kile menjëherë, lëkura pëson tërheqje duke krijuar strija, por këto shenja mund të zhduken pas humbjes së peshës përsëri.

Puberteti – puberteti mund të jetë një problem për shfaqjen e strijave në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rritjes së përshpejtuar gjatë atyre viteve.

Faktorët gjenetikë- duke pasur dikë të afërt në familjen tuaj që ka probleme me strijat, shanset janë që edhe ju do të përballeni me këtë problem me kalimin e kohës.

Këto shenja janë të vështira për t’u eliminuar edhe pse disa mënyra natyrale mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Ushtrohuni rregullisht: nëse ndiqni një plan të rregullt ushtrimesh fleksibiliteti i lëkurës tuaj do të rritet dhe me shumë mundësi strijat do të eliminohen përfundimisht nga zonat e caktuara.

Pini shumë ujë: duhet të furnizoni trupin me ujë rregullisht për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe kini parasysh se duhet të qëndroni larg pijeve të gazuara dhe kafes.

Aplikoni xhel aloe-vera: aloe vera është një bimë që i ka befasuar të gjithë për përfitimet e shumta shëndetësore. Ajo përmban ushqyes vitale që janë të dobishme në trajtimin e problemeve të shumta të lëkurës si: rrudhat, inflamacioni, aknet dhe ekzema. Gjithashtu ajo është shumë e efektshme kundër strijave. Si ta përdorni? Merni një copë nga bima dhe të aplikoni xhelin që ndodhet në brendësi të saj,  në zonën e prekur nga strijat.

Burimi: www.healthyfoodandnaturallife.com

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
sinusit
Gjërat që duhet të dini për Inflamacionin e sinusitit
skleroz
Skleroza - Shënjat fillestare dhe si t’i dalloni
Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të mirë?