Ja si të ndërtoni masë muskulare shpejt

muskujtEkzistojnë tre faktorë që ndihmojnë në rritjen e muskujve : Ngritja e peshave,ushqimi i duhur dhe pushimi. Ndërthurja  e këtyre të trejave jep rezultatet e dëshiruara.Nëse doni të rrisni masën tuaj trupore bëni ushtrime me pesha të rënda duke i rritur gradualisht ato. Gjumi i rehatshëm është kryesor pasi gjatë tij ndodh ripërtërimi i qelizave.Disa nga ushqimet që ndërtojnë masë muskulare janë:

  • Salmoni: është i përbërë nga proteinat dhe acidet yndyrore omega-3 të cilat janë dy ushqyes kyç për të ndërtuar muskuj. Përbërësit e tij ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të krijuar nga stërvitja me intensitet të lartë. Ai përmban elemente ushqyes si zinku, i cili ruan nivelet e testosteronit.
  • Karbohidratet: duhet të jenë prioriteti juaj i dytë nëse doni të krijoni masë muskulare. Ato mund t’i gjeni tek orizi dhe buka.Karbohidratet janë të rëndësishme pasi ato ju japin energji sidomos gjatë intensitetit të lartë në ushtrime.
  • Avokadot: sigurojnë një kombinim ushqyesish që e bëjnë atë një “muskul ndërtues” perfekt.Nje avokado përmban mesatarisht 10gram fiber,15 gram yndyrna te pangopura dhe 250 kalori .
  • Vezët e ziera: janë të pasura me proteina të cilat janë kryesore për riparimin dhe rritjen e muskujve.Ato shndërrohen në aminoacide gjatë tretjes.
  • Mishi i gatuar mirë dhe pa dhjamë: është burim i disa mineraleve,vitaminave dhe hekurit.Rekomandohet të konsumohet 2 orë para palestrës.

Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale