Ja si të përgatisni çokokrem të freskët dhe të shëndetshëm në shtëpi

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Çokokremi është një nga produktet më të dashura për fëmijët. Një fetë bukë e lyer me çokokrem është rutina e përditshme e thuajse çdo fëmije, pse jo edhe të rrituri. Duke qënë se çokokremët që blihen në supermarket kanë shumë sheqer, yndyrna e kalori ne do t’ju paraqesim një mënyrë të thjeshtë për ta përgatitur atë në shtëpi.

cokokremPërbërësit: 1 litër qumësht, 200 gr gjalp kikiriku (ose i zakonshëm), 6 lugë çaji miell, 6 lugë çaji kakao, 200 gr sheqer pluhur, 1 vezë, 200 gram lajthi.

Përgatitja: futini lajthitë në blender dhe bluajni ato, derisa të bëhen në formë mielli. Në një tas përzieni kakaon, miellin dhe sheqerin pluhur, shtojini gjysmë litër qumësht dhe vezën dhe përziejni mirë me anë të një blenderi. Gjysmë litrin tjetër të qumështit hidheni në një tenxhere dhe kur të valojë shtojini përzierjen me kakao, miell e sheqer. Përziejni herë pas here përbërësit në mënyrë që mos të formohen kokrriza. Lëreni masën në zjarr të ulët derisa të trashet duke i shtuar ngadalë lajthitë e bluara. Pasi ta hiqni nga zjarri shtojini gjalpin. Hidheni cokokremin në një kavanoz qelqi dhe mund të qëndrojë në frigorifer për 1 muaj pa u prishur.  / www.shendeti.com.al / burimi: healthyfoodteam /

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"