Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Celuliti është një problem i zakonshëm që ndikon tek femrat e çdo moshe. Megjithatë, celuliti ka lidhje të ngushtë edhe me estrogjenin, hormon i cili ka ndikim të rëndësishëm në enët e gjakut dhe qarkullimin e tij. Kur estrogjeni fillon të ulet, zvogëlohet niveli i oksigjenit dhe zvogëlohet prodhimi i kolagjenit. Kjo është arsyeja pse qelizat yndyrore zmadhohen dhe formojnë celulit.
Kafja ka veti të fuqishme antioksidante, prandaj një skrab me kafe do të ishte shumë efektiv për ta trajtuar celulitin në shtëpi.
Merrni gjysmë filxhani me kafe (mundësisht me kokrriza të vogla), gjysmë filxhani kripë deti (pak të trashë, jo shumë të imët) dhe gjysmë filxhani vaj kokosi ose ulliri.
Së pari, lani kofshët dhe vithet me ujë të vakët për disa minuta, në këtë mënyrë do t’ju hapen poret. Përzieni të gjithë përbërësit sëbashku dhe aplikojini në zonën problematike. Merrni një furçë dhe fërkojini vithet dhe kofshët në lëvizje rrethore. Ideale do të ishte sikur dikush tjetër t’ju bënte masazh në lëvizje rrethore. Pasi të keni aplikuar skrabin, shpërlahuni me ujë të vakët. Aplikoni pak vaj kokosi në zonën që masazhuat. Përsëriteni këtë proçedurë 2-3 herë në javë./ Burimi: justnaturallife


