Është krejtësisht e natyrshme që vagina të ketë një erë të caktuar. Kur kjo aromë bëhet deri diku e fortë është zakonisht një shenjë e ndonjë infeksioni dhe kërkon trajtim të menjëhershëm. Megjithëse aroma e saj e fortë mund të ndikohet edhe nga
aktivitetet e përditshme dhe dieta juaj.
Sipas gjinekologes Mary Roger, një vaginë e shëndetshme është edhe “acide” dhe përmban sasi bakteresh të dobishme që ndihmojnë për të shmangur infeksionet dhe për të ruajtur nivelin normal të pehashit (pH). Ajo çfarë duhet të dini, është se ushqimi është një nga faktorët që ndryshon nivelin e pH në vaginë, duke përfshirë këtu edhe ndryshimin e aromës së saj.
Shkelësit më të zakonshëm të bilancit natyral vaginal, janë erëzat, mishi i kuq, qumështi, si dhe disa perime të caktuara, si: shpargu, qepa dhe brokoli. Në mënyrë që të ruani shëndetin e vaginës, gjinekologët rekomandojnë të konsumoni shumë fruta dhe perime të freskëta për të ruajtur balancin e pH. Lista përfshin shumë fruta, perime, drithëra dhe lëngje sidomos ujë. Shëndet+ / burimi: healthyfoodteam


