Ja si t’i pastroni mjetet e makijazhit me produkte natyrale (Video)

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj 

Nëse jeni të fiksuar pas makijazhit, të pastruarit e furçave jo vetëm që është  e paevitueshme, por  bëhet një domosdoshmëri. Duke e pastruar furçën çdo javë përmirëson cilësinë e makijazhit, e bën më të lehtë procesin dhe ndihmon  në ruajtjen e fytyrës. Pa harruar përmbajtjen e lartë të mikrobeve.  Nëse jeni një artist makijazhi, të pastrosh furçën pas çdo përdorimi është e  paevitueshme.makijazh

Shumë pastrues furçash të cilësisë së mirë kushtojnë ndonjëherë dhe më shumë se sa vetë furçat. Nuk është e nevojshme të harxhoni shumë lekë mbi  pastruesit kur shumë mirë mund të përdorni produkte që ju tashmë i keni në shtëpi. Vetëm duhet pasur kujdes që pastrimi të mos bëhet me shumë forcë, pasi kjo e prish furçën.

  1. Sapun

Merrni një kallëp sapuni. Fërkoni furçën e lagur mbi sapun. Sapuni e heq makijazhin që ndodhet tek furça. Vazhdojeni këtë proces deri në momentin që sapuni do jetë i pastër përsëri.

  1. Sfungjer enësh dhe shampo

Hidhni shampo  mbi një sfungjer. Fërkojeni lehtësisht furçën mbi  sipërfaqe deri sa të pastrohet.

  1. Vaj ulliri dhe shampo.

Në një enë hidhni pak vaj ulliri dhe pak shampo dhe përzieni mirë. Zhyteni furçën dhe fërkojeni mbi një sfungjer.

Kini kujdes që pas pastrimit t’i varni furçat me kokë poshtë që të mos prishen.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)