Ja simptomat që sinjalizojnë problemet me veshkat, të cilat shumica prej jush i injorojnë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gurret ne veshkaTë dy veshkat në trupin tuaj janë secili afërsisht sa madhësia e një grusht. Ata janë vendosur nën brinjë dhe çdo ditë filtrojnë 120-150 litra gjak. Veshkat janë të domosdoshme për mbajtjen e qëndrueshme të gjakut dhe lejojnë trupin të funksionojë si duhet. Ato  parandalojnë grumbullimin e mbeturinave dhe lëngjeve shtesë në trup dhe mbajnë nivelet e elektroliteve të qëndrueshme, si dhe ndihmojnë rregullimin e presionit të gjakut, prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe ndihmojnë kockat të qëndrojnë të forta.

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë. Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.

Ja shënjat që sinjalizojnë se keni probleme me këtë pjesë të trupit:

  • Ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët.
  • Shfaqje e ënjtjeve në: këmbë, duar apo fytyrë.
  • Shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje mesi.
  • Shije metalike në gojë
  • Vështirësi për tu përqëndruar

Burimi:  www.davidwolfe.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët