Ja situata e mbulimit me materiale mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për të përballuar valën e re të pandemisë COVID-19

Aktualisht, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 998 raste të reja, 3 humbje jete dhe 149 të shtruar në spitale, situata nuk duket aspak e mirë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u përpjekur të rrisë kapacitetet e spitaleve Covid-19 dhe spitaleve të tjerë rajonalë, si dhe duke i dhënë përparësi mbrojtjes së personelit mjekësor, ka shpërndarë pajisje mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për stafin shëndetësor, duke siguruar donacione.

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këtë të dhënë, si më poshtë:

Maska mbrojtëse për stafin mjekësor: Maskë mbrojtëse mjekësore e fytyrës (maskë kirurgjikale): 1.150.450 copë
Maska për frymëmarrjen për personelin mjekësor: 98.000 copë

Respiratorë: Nga 200 respiratorë të raportuar në sistemin spitalor para fillimit të pandemisë Covid-19, 173 aparate për frymëmarrje u shtuan përmes blerjeve nga MShMS dhe ndihmës së donatorëve, gjë që rriti kapacitetet e spitaleve Covid dhe rajonal

Monitorë Pacientësh: Janë furnizuar me 330 copë, nga të cilat 46 multifunksionale

Krevatë pacientësh: Janë furnizuar 100 krevatë pacientësh

Ambulanca: 5 ambulanca janë dhuruar dhe u nënshkrua një kontratë për furnizimin me 36 ambulanca të reja.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet