Blerina Bombaj, dietologe
Sa herë flasim për shëndetin e kockave, mendojmë kalciumin dhe bulmetin. Është e vërtetë që kalciumi është minerali kryesor i kockave, por po aq të rëndësishëm janë edhe magnezi, kaliumi, vitamina C dhe Betakaroten për masën tonë kockore. Për këtë
arsye, për një masë kockore të shëndetshme, përveç bulmetit është e rëndësishme të konsumohen edhe:
- fruta, perime, gjethet dhe lakrat jeshile
- farat e susamit dhe kungullit
- bajamet
- fasulet dhe thjerrëzat
- sardelet dhe salmoni
Pa harruar aleatin më të rëndësishëm, diellin!


