Ja ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe mbrojnë zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ky artikull liston ushqime që mund të ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës:

Boronicat e kuqe: Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.

Çaji jeshil: Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin.

Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokado: Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.

Shpargu (asparag): Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

Manaferrat: Gjithashtu dhe boronicat, luleshtrydhet, mjedrat janë të pasura me një sërë përfitimesh shëndetësore duke përfshirë aftësinë për të reduktuar inflamacionin për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Peshku: Është i  pasur me lëndë ushqyese, duke përfshirë yndyrnat omega-3. Ngrënia e peshkut të pasur me omega-3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të aterosklerozës. Studimet tregojnë se omega-3 ndihmojnë në reduktimin e shprehjes së molekulave të ngjitjes qelizore, të cilat janë proteina që lejojnë qelizat të ngjiten me njëra-tjetrën dhe me mjedisin e tyre.

Domatet: Përmbajnë komponime bimore që mund të jenë veçanërisht të dobishme për reduktimin e zhvillimit të aterosklerozës. Përshembull, domatet përmbajnë pigmentin karotenoid likopen, i cili ka përfitime mbresëlënëse shëndetësore.

Studimet tregojnë se konsumimi i produkteve të domates të pasura me likopen mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, rritjen e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Arrat: Janë burime të shkëlqyera të proteinave, fibrave, yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe mineraleve. Për më tepër, arrat mund të ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve.

Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se marrja e arrave mund të përmirësojë ndjeshëm faktorët e rrezikut të aterosklerozës.

Përshembull, ngrënia e arrave mund të zvogëlojë kolesterolin LDL (të keq) dhe presionin e gjakut dhe mund të ndihmojë në rritjen e kolesterolit HDL (të mirë)./ Healthline

 

Postime të ngjashme

Rrathët e errët nën sy: Kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?
Dhimbje koke në mëngjes: Çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë
Mjeku nefrolog: Si kufizimi i kalorive në dietë, ndihmon në zgjatjen e jetës
Studimi: Mjetet e AI mund të ndihmojnë në kontroll më të saktë të kancerit të gjirit
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
Pesë pije që ulin tensionin e lartë
Pse dobësohet shikimi me kalimin e moshës?
Simptoma nr.1 që sinjalizon tumor në tru! Mjekët: Nuk duhet ta injoroni