Blerina Bombaj
Dietologe klinike
Kontribuesi kryesor i mbipeshës është teprica e kalorive të marra në total në krahasim me ato që kemi harxhuar. Por, ka edhe disa ushqime që na predispozojnë më shumë për të shtuar masë dhjamore. Të tilla ushqime janë:
-Sheqeri i thjeshtë i tavolinës: ëmbëlsirat dhe pijet, gjithçka që përmban sheqer.
-Yndyrnat kryesisht të përpunuara si margarina dhe yndyrnat që gjenden te ushqimet e gatshme, te bulmeti dhe mishi.
-Produktet me përmbajtje mielli të bardhë: buka e bardhë, makaronat e bardha, orizi i bardhë.


