Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Zakonet tuaja të përditshme dhe mënyra e jetesës – ajo që hani dhe pini, nëse stërviteni apo jo, ndikojnë në shëndetin tuaj mendor po aq sa edhe shëndetin fizik. Hulumtimet tregojnë se ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme mund t’ju ndihmojë në mbrojtjen e kujtesës nga plakja.
Këtu janë disa mënyra për të vendosur aktivitetin fizik në rutinën tuaj të përditshme:
- Ecni në vend të makinës, kur është e mundur.
- Shpenzoni pak kohë çdo ditë për stërvitje. Për motivimin shtesë, pyesni bashkëshortin tuaj ose një mik për t’u bashkuar me ju.
- Përdorni shkallët në vend të ashensorit.
- Ndiqni leksione kërcimi
- Notoni rregullisht, nëse keni qasje në pishinë ose plazh.
- Mësoni një sport që kërkon ushtrime modeste fizike, të tilla si tenis.
Konsumimi i frutave dhe perimeve mund të mbrojë gjithashtu kujtesën. Ushqimet nga bimët janë plot me vitamina, minerale, dhe ushqyes të tjerë që mund t’ju mbrojnë kundër sëmundjeve të ndryshme.
Burimi: http://www.health.harvard.edu/https://shendeti.com.al