Jagger në gjendje të keqe shëndetësore

jager 2

Njëri nga anëtarët e bendit ”Rolling Stones” sot ka thënë se Mick Jagger është në një gjendje të keqe shëndetësore pas vdekjes së partneres së tij L’Wren Scott. Bateristi i grupit Charlie Watts ka thënë për MailOnline se Jagger është shumë i pikëlluar dhe se shëndeti i tij nuk është mirë pas vetëvrasjes së të dashurës të hënën.
”Ai po mbahet. Ai është në rregull”, tha Watts para se të thoshte: ”Ai nuk është mirë. Ai nuk është këndej me mendje. Ishte shokuese vetëvrasja e saj”.
Raportet e reja pohojnë se Jagger mësoi për vdekjen e saj derisa ai ishte në një restorant të Perthit dhe mendohet se ishte plotësisht i befasuar.
Komentet e bateristit vijnë vetëm pak kohë pasi ishte shfaqur një fotografi e Jaggerit me zonjën Scott, duke ecur afër shtëpisë së këngëtarit në Londrën perëndimore.

  •  

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!