“Jemi kthyer si përpara viteve ’90, mjeku dërgohej ku donte partia”/ Alimehmeti: Kërkojnë ta arrijnë me imponim

Zëvendës dekani i “Universitetit të Mjekësisë”, Ilir Alimehmeti, diskutoi në “Top Story” për situatën e mjekëve të rinj në vendin tonë, që së fundmi po përballen me një bojkot të studentëve të mjekësisë, pas vendimit të qeverisë për ta bërë me detyrim punën në Shqipëri pas mbarimit të studimeve.

Sipas tij situata aktuale është e njëjtë me atë të viteve ’90, ku mjekët dërgoheshin aty ku vendoste partia, pra çdo gjë me detyrim. Alimehmetit u shpreh se përderisa qeveria ka deklaruar vazhdimisht që nuk kanë mungesë mjekësh, pse duhet të merrnin këtë vendim për studentët e mjekësisë.

“Në radhë të parë si nisi, nis nga një mungesë që ne kemi mjekësh. Ky është arsyetimi, fakti që kemi vite që kemi vakanca mjekësh, kemi zona të mëdha pa mjekë, dhe aty ku ka mjekë ka më pak seç nevojiten. Në mënyrë të vazhdueshme është thënë që nuk kemi probleme mjekësh në mënyrë të vazhdueshme.

Edhe tani në relacionin e dhënë në parlament, po të shihni indikatori i mjekëve sipas tyre ka qenë në rritje të vazhdueshme. Atëherë tani nëse ka qenë në rritje të vazhdueshme indikatori i mjekëve, pse erdhi nevoja për të detyruar mjekë të rinj për të qëndruar. Që është detyrë të ofrosh shërbim shëndetësor kudo, ky nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Ku e kemi ne një ndryshim shumë të madh, tek mënyra se si arrihet kjo. Pra ligji dëshiron ta rrijë këtë me imponim, pra me bllokim si njëherë moti përpara viteve ’90, ku merrej mjeku dhe dërgohej aty ku donte partia. Pra aty po kthemi, përpara viteve ’90, tek çuarja e detyruar sepse planifikimi do të bëhet padyshim. Ndërkohë si e shohim ne dhe si duhet të jetë, është përmes mbështetjes së mjekëve për të shkuar atje. Ndërkohë që qeveria, parlamenti dhe digasteret vepruan duke denigruar akoma më shumë figurën e mjekut”, deklaroi ai.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve