Blerina Bombaj, dietologe
Qumështi i bërë nga fruta të thata si bajamet apo kasiusi (shqemet) është një zgjedhje shumë e pasur në lëndë ushqyese, sidomos kur e bëni vetë. Është e thjeshtë për t’u bërë dhe një zëvendësim optimal i qumështit të cilin nuk po dimë më se sa cilësor mbërrin në raftet e supermarketeve!
Ja si të bëni qumësht bajameje në shtëpi:
- 1 filxhan bajame
- 2 + 3 1/2 filxhanë ujë
- hurma Arabie
- 1 lugë mjaltë
Përgatitja:
- Lini bajamet në 2 filxhanë ujë gjithë natën.
- Të nesërmen i bluani për rreth 3 minuta në 3 1/2 filxhane ujë + përbërësit e tjerë.
- E kulloni përbërjen me napë.
- Qumështi është gati!
Ideal për ata që kanë alergji apo intolerancë ndaj qumështit, për këdo që vuan nga kolesteroli i lartë dhe për të gjithë ata që duan të bien në peshë!


