Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
A e gjeni dot në cilin drejtim po ecën autobusi? Gati 80% e fëmijëve poshtë moshës 10 vjeç kanë arritur të japin përgjigjen e saktë të kësaj pyetje, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për të rriturit.
Kjo lojë është krijuar nga National Geographic për të testuar aftësitë logjike të fëmijëve.
Në foto autobusi shfaqet me dritare të njëjta, duke e bërë më të vështirë përcaktimin nëse është pjesa e përparme apo e pasme. Për të zgjidhur këtë enigmë, mjafton vetëm të shohësh ku janë vendosur dyert për pasagjerët. Meqë në këtë rast nuk mund t’i shohësh dyert, do të thotë se autobusi është duke lëvizur majtas, ndërsa nëse do të bëhej fjalë për në Britani, atëherë ky automjet është duke lëvizur djathtas.
Arsyeja se përse të rriturit e kanë më të vështirë të gjejnë përgjigjen e saktë ndryshe nga fëmijët është se, fëmijët nën moshën 12 vjeç e perceptojnë informacionin vizual ndryshe nga të rriturit.
Burimi: The Mirror


