Jeni në dyshim ç’të hani për mëngjes? Ja ushqimet që këshillojnë dietologët

Një vakt i shëndetshëm mund t’ju japë energji gjatë gjithë ditës dhe t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur.

“Ju duhet të synoni për një mëngjes që kombinon proteinat, karbohidratet dhe fibrat”, thotë Erika Xhovinazo, dietologe në Nju Jork. Për fat të mirë, mundësitë tuaja janë të shumta. Ja disa ushqime dhe disa këshilla të ekspertëve për t’i bërë ato edhe më të mengjes ne detshëndetshme.

Kos: i pasur me kalcium dhe proteina, kosi ju ndihmon të ndiheni të plotë gjatë gjithë mëngjesit. Shtoni disa fruta për t’i dhënë ëmbëlsi dhe shije.

Drithëra: vetëm dy lugë sigurojnë rreth 15% të vitaminës E që duhet të merrni çdo ditë. “Vitamina E është shpesh e ulët  në dietat e njerëzve, kështu që kjo është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e saj”, thotë Xhiovinazo. Është e lehtë të përfshini drithërat pothuajse në çdo vakt. Mund t’i përzieni me kos, fruta ose në sallatë.

Banane: nuk ka asgjë më të mirë se një banane në mëngjes për t’ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë, sidomos kur ka ngjyrë gjelbër. Bananet janë një nga burimet më të mira të rezistencës. “Priteni në feta dhe shtojeni në drithëra apo kos”, rekomandon Xhiovinazo. “Kjo do të shtojë ëmbëlsinë natyrore, kështu që nuk do të keni nevojë për sheqer shtesë.”

Në sajë të një doze të lartë të kaliumit, bananet janë një zgjedhje veçanërisht e mirë për njerëzit me hipertension (duhet pasur kujdes sepse ngrënia në sasi të madhe e bananeve mund të shkaktojë reaksion me disa ilaçe të zemrës)./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe