Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Proteinat janë të rëndësishme kur është fjala për mirëfunksionimin e organizmit prandaj rekomandohen të konsumohen sa më shumë. Ja një listë e ushqimeve që i përbajnë ato më së shumti!
Vezë: janë të pasura gati me të gjitha substancat ushqyese, e veçanërisht me vitaminë atë tretshme në yndyrë si Vitamina A dhe D.
Vezët gjithashtu na furnizojnë me proteina të pasura me sulfur, që janë te domosdoshme për funksionimin normal të membranave të qelizave të shëndosha.
Janë një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore që i bëjnë vezët një ushqim te vlerësuar për trurin tonë.
Djathi: Një nga burimet më të mira të proteinave. Konsumimi i tij mund të ndihmojë njerëzit të cilët janë duke luftuar me humbjen e peshës. Dhe jo vetëm kaq, djathi ndihmon që pesha e humbur të mos kthehet asnjëherë.
Mish i bardhë i pulës: ështe një ndër burimet më të mira të lin-it (një proteinë yndyrore). Të konsumosh mishin e pulës ndihmon në një zhvillim më të shpejtë dhe të mirë të muskujve.
Thjerrëzat: Proteinat përbejnë 26% te kalorive te thjerrëzave dhe për pasoje renditen nder produktet qe kane sasinë me te larte te tyre.
Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com. al


