Jo makijazh kur shkoni në palestër

Për shumë ekspertë, përgjigjja është jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë grimin. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër.

makijazhProbleme me poret…

Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë grimi i vendosur futet në brendësi të saj. Poret sigurisht më pas hapen për të lëshuar lëngjet, por ky proces bëhet më shumë problematik nëse vazhdoni të lyheni në kohën kur shkoni të bëni palestër. Ndaj mos e bëni më këtë gjë nëse dëshironi të mos e dëmtoni më tej lëkurën e fytyrës.

Toksinat

Në palestër shkohet edhe për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju lyheni, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj thojini stop grimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?