Jo vetëm nga mosha, cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e rrudhave

Shpesh krijimin e rrudhave në fytyrë ne e lidhim me moshën. Por, përpos kësaj ka një sërë faktorësh të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës që e përshpejtojnë procesin e krijimit të tyre.

Shpesh krijimin e rrudhave në fytyrë ne e lidhim me moshën. Por, përpos kësaj ka një sërë faktorësh të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës që e përshpejtojnë procesin e krijimit të tyre.

Ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik janë disa nga shkaktarët kryesorë, sipas Agroweb, por gjithashtu ndikojnë dhe një sërë faktorët të tjerë rrethanorë.

Dielli – Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një pamje sa më rinore.

Ndotja Mjedisore – mund të ketë një ndikim të madh në krijimin e rrudhave, për shkak të radikaleve të lira që pushtojnë lëkurën duke shkaktuar dëme të rënda. Studimet kanë treguar se femrat që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.

Mungesa e Gjumit – Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.

Stresi – rrit nivelet e kortizolit, një hormon i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Sheqeri – Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës. Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.

Mimika – Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve. Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjeve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.

Duhani – Duhani mbetet një nga shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave. Nikotina ngushton enët e gjakut, dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm. /Agroweb

 

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme