Kryefaqja Aktualitet Jonida Haxhiu: Stresi i prindërve gjatë izolimit ka ndikuar te fëmijët

Jonida Haxhiu: Stresi i prindërve gjatë izolimit ka ndikuar te fëmijët

0
Shpërndaje

KLEVISA GJIKA

Situata stresuese që koronavirusi krijoi, sidomos gjatë karantinimit, ka prekur psikologjikisht të rriturit, por edhe fëmijët. Në një intervistë për Gazetën “Shëndeti Plus” specialistja për çështjet mendore Jonida Haxhiu shprehet se për prindërit ka qenë i vështirë menaxhimi i fëmijëve në rrethanat e krijuara nga covid -19.

“Prindërit ishin përballë një situate të re dhe mendonin si do ta menaxhojnë, shumë janë ndikuar nga faqe jozyrtar, informacionet e të cilave janë përkthyer në stres. Shumë kanë jetuar me frikën e humbjes së punë dhe komunikimi i prindërve me fë mijët ka qenë i vështirë”.

Sipas Haxhiut, fëmijët kanë qenë të ekspozuar ndaj lajmeve dashje pa dashje, megjithatë informimi nuk është bërë në mënyrën e duhur.

“Fëmijët nuk e kanë kuptuar si situatë, mungesa e kuptimit ëstë në një nivel më të lartë se tek të rriturit. Shumë prindër e kanë patur të vështirë t’ua shpjegojnë, megjithatë fëmijëve edhe pse nuk u është thënë direkt apo nuk janë ulur për të parë lajmet, sigurisht që kanë qenë të ekspozuar. Kur ata i janë drejtuar prindërve për të marrë informacion, prindërit ose janë stresuar dhe nuk ja kanë thënë në mënyrën e duhur ose nuk kanë pasur informacion për këtë çështje. Të gjitha këto kanë bërë që vetë prindërit ta tregojnë me doza të larta psikologjike. Vetë izolimi për fëmijët është shumë më i vështirë. Prindërit e dinë se të mbash një fëmijë të izoluar është e vështirë, jo më për një situatë si kjo gjë zgjati”.

Ndryshimi i rutinës dhe përshtatja me një situatë të re, të panjohur më parë është shoqëruar me një ngarkesë të rëndë psikologjike. Kujtojmë se mësimi online, një formë tërësisht ndryshe nga sa ishin mësuar më parë, komunikimi virtual me shokët, mësuesit, mungesa e daljeve lirisht për xhiro apo shëtitje detyruan fëmijët të përshtaten me një stil komlet tjetër jetese.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here