Kryefaqja Box 1 Jonida Maliqi : Shëndeti është mbi gjithçka!

Jonida Maliqi : Shëndeti është mbi gjithçka!

0
Shpërndaje

Jonida, jeni një ndër femrat model sa i takon kujdesit ndaj vetes dhe stilit që keni krijuar. Mendoni se suksesi i bukurisë dhe elegancës ka lidhje vetëm me genin apo është edhe kujdesi ndaj vetes?

Ju faleminderit per vleresimin, jam e bindur se ne radhe te pare kujdesi per veten eshte primar ne elegancen dhe bukurine qe perfaqeson.

jonidamaliqiSa kujdeset Jonida konkretisht për veten?

Mjaftueshem per te qene nje femer e kuruar deri ne detaje ashtu sikurse jam edhe ne menyren time te jeteses.

Si e fillon mëngjesin Jonida? Më konkretisht a bëni ndonjë aktivitet fizik dhe a keni ndonjë formulë të veçantë sa i takon ushqyerjes?

Nuk kam asnje formule te vecante por tashme kam ndryshuar disi regjimin duke qene shtatzene ,nuk konsumoj me kafe ne mengjes por ushqehem me kornflakes  me permbajtje fibrash dhe qumesht pa indyre  prej te cilave marr shume energji.

Po sa i takon ushqyerjes në përgjithësi si i keni mardhëniet. A keni dieta të veçanta?

Ne fakt i kam provuar te gjitha duke patur nje metabolizem te ndjeshem, por fatmiresisht kam gjetur me ne fund formulen e nje peshe konstante duke patur vetekontrroll ne menyren se si ushqehem.

Në lidhje me produktet natyrore që përdorin sidomos femrat si çajrave të ndryshme apo maskave për lëkurën ose flokët a jeni partizane e tyre dhe nëse po a mund të na thoni se çfarë përdorni konkretisht?

Eh  gjate periudhes se adoleshences kam provuar qe nga maskat me kastravec per lekuren e fytyres e deri tek e verdha e vezes me vaj ulliri per floket ndersa tani aplikoj vajin e 100% natyral te bajames per lekuren e trupit.

Tashmë ju prisni që të bëheni nënë për herë të parë. Sa kujdeseni për shtatzaninë tuaj?

Duke qene natyre shume e kujdesshme kundrejt shendetit jam mjaft e informuar dhe lexoj vazhdimisht per kete faze te mrekullueshme qe po perjetoj ndaj edhe kujdesin e kam maksimal.

A bëni vizita periodike për të ndjekur shtatzaninë?

Sigurisht qe po.

Po frika se mos do të humbisni linjat e bukura të trupit për shkak të shtatzanisë pas lindjes a ju mundon?

Absolutisht qe jo, kurrsesi nuk jam kaq egoiste per me teper qe vullneti nuk me mungon per te patur serish formen e meparshme te linjave te mia.

A kujdesi konkretisht për t’i ruajtur këto linja?

Nuk abuzoj me shprehjen e dikurshme se nje femer shtatzene duhet te ushqehet sa per dy por ne te njejten kohe nuk i kursej vetes ato ushqime per te cilat e privoj veten gjate gjithe kohes

Jonida maliqi 2Sa i takon produkteve kozmetike, linjave të kremrave apo shampove a jeni e fiksuar pas tyre dhe nëse mund të na tregosh ndonjë sekret nga linjat që përdor?

Si cdo femer edhe une kam produktet e mia te preferuara duke permendur linjen e flokeve Kerastase ku kam gjetur veten totalisht  prej disa vitesh si dhe linjen e kremrave La Mer ndersa produktet kozmetike te make up  jane MAC.

Përveç se e bukur keni edhe trupin gjithnjë në formë. Si e mbani këtë elegancë. Bëni palestër, keni ndonjë diet të veçantë apo praktikoni ndonjë metodë estetike?

Faleminderit per komplimentin gjithsesi qe te jem e sinqerte une kam provuar te jem nen peshe pas nje diete te forte ashtu sikurse kam qene edhe mbi peshe ndonjehere por me kalimin e viteve kam mesuar ate qe do vertete fiziku im.Mundohem te kem nje peshe konstante brenda ideales se shendetshme dhe te ushtrohem ne palester 3 here ne jave.

Tashmë përdormi i botoks-it dhe operacioneve plastike janë bërë fenomen i kohës jeni pro apo kundra tyre?

Nuk mund te jem kurrsesi kunder duke marre parasysh qe cdo individ eshte i lire te beje cfare te doje me fizikun e tij mjafton qe kjo alternative ta beje te lumtur por ama nuk me pelqen kur kalohen masat dhe humb identiteti i tyre.

Sa orë në ditë punon Jonida dhe a ju lexohet ndonjëherë lodhja në portret?

Une kam nje jete mjaft aktive duke e nisur ate qe ne mengjes dhe me ndodh shpesh te kthehem ne shtepi  ne oret e vona te mbremjes keshtu qe domosdoshmerisht edhe lodhja me lexohet ne keto raste por make up ndonjehere ben cudira dhe e mbulon me se miri ate.

Po sa i takon kujdesit ndaj shëndetit ju shkoni tek mjeku vetëm kur keni shqetësime apo edhe thjesht për të bërë ndonjë analizë, ekzaminim apo ndonjë vizitë për tu siguruar se çdo gjë shkon mirë?

Ah ketu me keni kapur tek pika ime e dobet.Duke qene natyre shume perfeksioniste jam shume e kujdesshme kundrejt shendetit madje shpesh here bej kontrrolle te pergjithshme edhe pa patur shqetesime,ne kete pjese kam qene disi dhe e privilegjuar duke patur nenen time e cila punon ne shendetesi

A përdorni ndonjëherë medikamente kur keni shqetësime shëndetësore. Mbani mend se kur keni përdorur për herë të fundit?

Vetem ne rastet kur me ka keshilluar mjeku kam marre medikamente ndersa tani aktualisht marr  vitamina per bebin

Jeni ndër femrat model për stilin e të veshurit. A shpenzoni shumë për rrobat dhe çfarë raporti kanë shpenzimet e rrobave me produktet estetike që përdorni?

Nuk ka rendesi se sa shpenzoj per veshjet,asnjehere nuk me ka pelqyer te publikoj keto detaje kaq personale gjithsesi i njejti raport eshte edhe per produktet estetike.

Cili është mesazhi juaj për kujdesin ndaj shëndetit që duhet të tregojnë njerëzit?

Po e perkufizoj thjesht me kete fraze: Shendeti eshte mbi gjithçka.

Nga: Shëndet Plus

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here