Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Thuajse të gjithë i ka prekur të paktën një herë dhimbja e kokës për shkak të gjendjes shëndetësore të momentit apo problemeve të ndryshme që mund të kenë pasur. Në këtë postim do t’ju flasim për dhimbjet kronike të kokës që janë të lokalizuara në pjesë të ndryshme. Ndërsa një dhimbje e thjeshtë koke mund të shkaktohet si pasojë e dehidratimit apo lodhjes, dhimbje të tjera mund të jenë shenjë e një sëmundje.
Ja çfarë tregon dhimbja e kokës e lokalizuar në vende të caktuara:
- Dhimbje koke për shkak të sinusitit
Dhimbjet për shkak të sinusitit zakonisht shkaktohen nga një infeksion dhe shpesh janë të shoqëruara me ethe, presion rreth syve, faqeve dhe ballit. Për të qetësuar këto dhimbje pini shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C për të luftuar infeksionin.
- Dhimbje koke “grumbull” ose e lokalizuar vetëm në një zonë
Zakonisht kjo dhimbje koke ndodh vetëm mbi njërin sy dhe është më e përhapur tek burrat se tek gratë. Dhimbja “e grumbulluar” është intensive, shumë e fortë dhe mund të shkaktojë efekte të mëdha negative në njërën anë të kokës. Zakonisht ajo shoqërohet me simptoma të tjera si paqartësi në shikim, kullim të hundëve etj. Shkaku i kësaj lloj dhimbje akoma është i panjohur. Një mënyrë alternative për ta kuruar atë është përdorimi i specit të kuq djegës në gatime.
- Dhimbje koke për shkak të tensionit
Tensioni i lartë i gjakut shkakton dhimbje ose presion të vazhdueshëm të kokës, veçanërisht në pjesën e sipërme ose të pasme të kokës dhe qafës. Dhimbja e kokës mund të ngatërrohet dhe me dhimbje sysh në këto raste. Ekspertët mendojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e muskujve të qafës dhe kokës, e cila mund të vijë si kundrapërgjigje ndaj stresit. Një mënyrë e mirë për ta trajtuar dhimbjen e kokës nga tensioni është çaji i xhenxhefilit.
- Dhimbje koke për shkak të migrenës
Migrena është një sëmundje që ka prekur rreth 38 milionë njerëz në SHBA. Ajo është më e zakonshme tek personat e moshës 25-55 vjeç, por mund të shfaqet dhe tek fëmijët. Migrena i ka dhimbjet e kokës shumë të forta dhe ndikon negativisht në sistemin neurologjik. Ajo përfshin dhimbje të forta të përsëritura dhe intensive në njërën anë të kokës, ndërsa në 1/3 prek të dyja anët e kokës. Dhimbjet e kokës për shkak të migrenës zakonisht shoqërohen me simptoma të tjera si shqetësime vizuale, të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës, zhurmës, ndjesi shpimi gjilpërash në fytyrë etj. Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të shtojnë në dietën e përditshme vitaminat B12, acidet yndyrore omega-3 etj.
Burimi: Davit Wofle


