Kryefaqja Covid-19 “Ka filluar rritja, piku nuk do jetë në Prill”, epidemiologu zbulon shifrën:...

“Ka filluar rritja, piku nuk do jetë në Prill”, epidemiologu zbulon shifrën: Sa shqiptarë do të preken nga koronavirusi

0
Shpërndaje

Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit. Epidemiologu tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill. I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Ç’po ndodh me epideminë?

Alban Ylli: Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.

Endri Xhafo: Është qarkullimi i virusit, apo janë të infektuar të fjetur?

Alban Ylli: Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë.

Endri Xhafo: Ne kemi edhe sistemin e shëndetësisë të dobët?

Alban Ylli: Hyrja e virusit në Shqipëri ishte më e vonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para  e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shohnin dhe nxorrëm mësime

Endri Xhafo: Kush na e mbolli këtë?

Alban Ylli: Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.

Endri Xhafo: Po të mos ishin marrë këto masa do ishte më keq. Kanë frenuar, por fara këtu ka qenë?

Alban Ylli: Po këtu ka qenë.

Endri Xhafo: Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?

Alban Ylli: Ka filluar rritja.

Endri Xhafo: Ju nuk parashikoni momentin tuaj kur u mbyllën fluturimet në Itali?

Alban Ylli: Ne marrim shfaqjen e shenjave dhe infektimin e supozuar dhe kjo kurbë është ndryshe, ka një kulm në datën 10. Unë besoj se ka pasur një frenim disa ditor dhe po shikojmë një rritje që ka filluar të ndodhë para një jave.

Endri Xhafo: Kur mund të përfundojë ose të shohim rënie?

Alban Ylli: Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill.

Endri Xhafo: Do kishim kolaps të sistemit?

Alban Ylli: Po do i shihnim nëpër korridore. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës.

Endri Xhafo: Në Kinë u zgjat 3 muaj,  e 4 javë, ju kur i filloni llogaritë në shkurt? Për te llogaria kineze dalim atje?

Alban Ylli: Edhe modelet e tjera janë një kurbë të ngjashme. Kinezët vazhdojnë të përgatiten për virusin që mund të qarkullojë dhe mund të rikthehet.

Endri Xhafo: Kur do dalin njerëzit nga shtëpitë?

Alban Ylli: Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1.

Endri Xhafo: A do kishte qenë kjo karantina që u tha në fillim dhe nuk u bë? Po ti kishim karantinuar ne njerëzit

Alban Ylli: Shqipëria po ndjek të njëjtat modele në Evropë, sipas këshillave të OBSH. Në Londër kanë caktuar qendra të mëdha tregtare për ti mbyllur dhe për ti kthyer në karantinë dhe më pas janë tërhequr. Kanë ecur hap pas hapi. Ky lajm është paraqitur nga një studiuese.

Vazhdim:

Me shtimin e rasteve do të shtohen kontaktet. Pra kemi 150 raste, kemi 30 raste në ditë, mund të kemi 100 raste në ditë dhe këto 100 raste do të kenë 10 kontakte, pra do ketë 1000 persona. Duhen shumë njerëz për të hetuar dhe për ti mbajtur të izoluar të gjithë rastet. Ta zëvendësojmë zvogëlimin e shtetrrethimit me ndërhyrje të tjera më masive.

Edhe sot kemi diskutuar me kolegët duhet më shumë hetim. Makineria e ndërtuar para pandemisë në Shqipëri ka filluar të funksionojë si sahat. Volumi po rritet, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që do ketë më shumë nevojë për burime në hetim”, tha ai.

“Kampion do të jetë i madh, do të ketë në Shqipëri pak mijëra raste të konfirmuara. Në popullatë do të ketë shumë më tepër, të jeni të sigurt për këtë. Unë mund të them se mund të shkojnë në 1000-2000, nuk e di. Ka sens ta themi këtë meqë jemi shumë afër Italisë”, shtoi Ylli.

I pyetur nëse do të ketë nevojë për Covid-2, spitalin “Shefqet Ndroqi”, mjeku e aprovoi një gjë të tillë, dhe nuk përjashtoi se do të ketë nevojë edhe për spitalet e tjera rajonale.

“Shefqet Ndroqi” ka patur nevojë edhe në 2009-ën kur ishte pandemia e gripit të derrit. Pati 15 vdekje. Unë besoj se do ketë nevojë që ketë nevojë për të gjitha kapacitetet e spitaleve që ka Tirana dhe për të gjitha spitalet rajonale në Shqipëri. Unë besoj që po. Të shpresojmë që ritmi nuk do të jetë intensiv”, tha ai.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here