Ka më shumë burra apo gra? Të dhëna mbi personat e prekur me COVID në Shqipëri: Grupmosha më e goditur

Ka shkuar në 76 numri i personave nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë kryer në total 778 testime.

Nga 6 rastet e reja që janë zbuluar në 24 orët e fundit nga 46 teste të kryera gjithsej, 5 prej tyre janë zbuluar në Tiranë dhe 1 në qytetin e Fierit.

Sipas MSH-së nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditët e fundit ka pasur një trend në rritje të moshave mbi 65 vjeç.

“Kemi të prekur nga grupmoshat aktive deri në moshën e tretë. Është vënë një trend në rritje i rasteve pozitive mbi moshën 65 vjeç”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me dy personat të cilët dolën negativë nga testet, Eugena Tomini e ISHP-së u shpreh: Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë