Kafe apo lëng portokalli në mëngjes?

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Është bërë gati si traditë për shumë njerëz që kur janë të përgjumur ose të lodhur pinë kafe. Kafeina e gjendur në kafe njihet për stimulimin e trurit  dhe ju ndihmon të luftoni ndjesinë e lodhjes. Por, pirja e kafes krijon varësi dhe ju do të zhyteni në efektet e saj. Dhe më e keqja është se përgjumja kthehet edhe më hakmarrëse disa orë më pas. Prandaj ofrohen alternativa të tjera, sidomos ato pa kafeinë.

kafe leng portokalliNjë nga alternativat është pirja e lëngut të portokallit. Sipas një studimi të fundit, një gotë lëng portokalli (e barasvlefshme me 240 ml) mund të ndihmojë në stimulimin e trurit dhe mbajtjen në formë edhe në një pasdite të lodhshme.

Në studim u përfshinë 24 meshkuj, të cilët kryen disa teste mendore në dy ditë:

  1. Ditën e parë pinë një gotë lëng portokalli para testeve mendore.
  2. Ditën e dytë pinë ujë me sheqer që kishte të njëjtën shije si lëngu i portokallit.

Pas analizimit të rezultateve studiuesit zbuluan se meshkujt performuan më mirë, ishin më të shpejtë dhe të përqendruar ditën e parë kur pinë lëng të vërtetë portokalli.

Sipas studiuesve, lëngu i portokallit është më efikas në stimulimin e trurit, sepse në vend të kafeinës  përmban flavonoide, një grup substancash bimore që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit. Këto substanca përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke bërë që një informacion të kalojë më shpejt në qelizat nervore.

Që të jeni sa më vigjilentë dhe të përqendruar, konsumoni më shumë lëng portokalli sesa kafe.

Burimi: Stethnews

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe