Kakavijë/ Tampone vetëm për të dyshuarit, po të tjerët? Ja kërkesa e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Gazetare: Klevisa GJIKA

Duket se situata kaotike e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës do përmirësohet pas vendimit për bërjen e tamponit vetëm tek personat e dyshuar me COVID-19. Kështu, jo të gjithë qytetarëve do t’u bëhet testi i koronavirusit.

Sipas zv. ministrit të jashtëm, Agron Tare, kjo situatë është në të gjithë botën, por gjendja prej disa ditësh në këtë pikë kufitare i ka detyruar të marrin disa masa më të lehta. Në një intervistë për Report TV, ai  u shpreh:

“Në këto momente është hapur kufiri dhe po kalojnë qytetarë, se ishte bllokuar. Kjo situatë është në të gjithë botën, janë kushte të sigurisë, jo se grekët kanë bllokuar. Ministria e Brendshme greke është në debat me ministrinë e Brendshme për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve në Kakavijë. Deri tani ka qenë e bllokuar, se mjekët grek kanë pasur probleme, logjistike dhe materiale, nuk kanë pasur tamponë. Tani do hapet, do kalojnë me tampon, po diskutohet që të hiqet tamponi dhe ta bëjnë me rendom, jo të gjithë, por disa do e bëjnë. Që t’ua bëj më të thjeshtë, nëse kalojmë 100 makina, 10 qytetarë mund t’u bëhet tamponi, të tjerëve jo. Kjo situatë do jetë nga sot, pastaj në varësi të shifrave do shihet, se mund të mbyyllet fare kufiri nëse ka raste të reja shumë”

Situata në pikën kufitare të Kakavijës po ndiqet me shqetësim edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në një postim në rrjetin social facebook, u kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Brendshme të marrin masa për të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzit me probleme me shëndetin që i ndiejnë akoma edhe më shumë vështirësitë e krijuara në Kakavijë.

“Në këtë kontekst, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Ministrinë e punëve të Brendshme dhe të Jashtme të marrin masa pozitive të përkohshme për familjet që kanë në brendësi këto kategori, për kalimin e menjëhershëm të kufirit. Po kështu, ministritë të ndërmjetesojnë me autoritetet greke për rritjen e numrit të personave që kalojnë kufirin, për t’iu përgjigjur situatës së pazakontë në pikën kufitare të Kakavijës. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson rëndësinë e masave pozitive të përkohshme, në përputhje me protokollet e OBSH për luftimin e pandemie COVID19, për të gjetur një pikë mirëkuptimi me qytetarët dhe autoritetet.”

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rendit temperaturën, radhët e gjata dhe mungesën e shërbimeve të higjenës si problematika të mëdha gjatë kësaj periudhe.

“Radhët e gjata, temperaturat e larta dhe mungesën e shërbimeve të higjenës e ndjejnë më shumë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzit me probleme me shëndetin.”

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet