Kalo troket i pari për të dhuruar gjak. Ivanaj, Harxhi, Nuellari…emrat që ju përgjigjën thirrjes

Bluzat e bardha i janë përgjigjur thirrjes së drejtorisë së QSUT-së për të dhuruar gjak. Duke e njohur mirë nevojën e pacientëve për gjak, në çdo ditë të vitit, mjekët nuk kanë hezituar të ulen vetë në krevatin e dhuruesve. Të qeshur dhe mjaft pozitiv ata kanë treguar si në shumë raste të tjera shpirtin human. Krahas punës së palodhur, të përditshme me pacientët, mjekët punojnë shumë fort për informimin e tyre, për sensibilizimin përmes bashkëpunimit të ngushtë me median vizive dhe atë të shkruar. Kështu, edhe sot ata kanë vendosur të bëhen shembull për të treguar rëndësinë e dhurimit të gjakut, si një veprim që midis të tjerash nuk ndikon aspak në cilësinë e shëndetit të atyre që dhurojnë. Por cilët ishin disa nga emrat që dhuruan gjak?

Doktor Tritan Kalo

Tritan Kalo ka trokitur i pari për të dhuruar gjak. Kalo është infeksionist në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’. Ai njihet jo vetëm si një nga profesionistët më elitar në fushën e mjekësisë, por gjithashtu edhe si një zë opozitar shumë i fuqishëm.

Doktor Arjan Harxhi

Nga shërbimi i infektivit gjithashtu është bashkuar dr. Arjan Harxhi. Harxhi është i njohur nga masa e gjerë për punën e madhe që bën në drejtim të sensibilizimit të popullatës sa u takon sëmundjeve infektive.

Doktor Arben Ivanaj

Arben Ivanaj është mjek hematolog në shërbimin e hematologjisë në QSUT. Ivanaj është vendosur shumë herë në krah të pacientëve dhe problematikave që mbart trajtimit i tyre. Gjithashtu Ivanaj ka bërë dhe vazhdon të bëjë një punë shumë të madhe në përmirësimin e shërbimit të hematologjisë.

Doktor Edmon Nuellari

Shefi i shërbimit të kirurgjisë vaskulare, Nuellari njihet për mbështetjen e gjerë që u bën nismave të tilla me në fokus përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve. Thirrjes i janë përgjigjur edhe shefat e shërbimit të kirurgjisë doktor Myzafer Kacaj dhe Arvin Dibra./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive
Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjinë
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme