Kryefaqja Aktualitet Kamerat e fshehta në spitale, reagon drejtoresha e Kamzës: Ju kujtoj se...

Kamerat e fshehta në spitale, reagon drejtoresha e Kamzës: Ju kujtoj se doktor thirremi kudo

0
Shpërndaje

Qendra Shëndetësore e Kamzës është vënë shpesh në qendër të medias dhe gazetarisë investigative. Rasti i fundit ishte denoncimi përmes kamerës së fshehtë i infermieres që kryen aktin e mitëmarrjes. Pas këtyre pamjeve, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë e cila ka pezulluar menjëhere infermieren në fjalë.
Por kjo ngjarje nuk është e vetmja. Shpesh herë personeli shëndetësor përballet me situata të tilla që cënojnë jo vetëm integritetin e tyre në punë por edhe vendin e punës. Ndërkohë institucionet kanë prirjen të marrin masë të menjëhershme, pa hetuar më tej ngjarjen, duke u bërë palë me denoncuesit.

Pas këtyre situatave të përsëritura, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Kamëz, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale. Pa iu referuar rastit konkret ajo bën thirrje për respekt ndaj bluzave të bardha.

“Mirësia e mjekut rrallë kuptohet nga burokratët

“Ju kujtoj se doktor thirremi kudo: në punë, në lagjen ku jetojmë dhe shërbejmë, në luftë , në çdo vend dhe atje ku mendoni se na çoni dhe provokoni denigrimin dhe ulje të personalitetit të mjekut, dhe e di pse , parimi i sekretit mjekësor është i shenjtë ndaj këtu gabohen se besimi mjek – pacient nuk mund të nëpërkëmbet .

“…kujt profesioni i duhen më shumë vite për tu shkolluar? 28 vite përkushtime në studime, e vite të tjera gjithmonë në studim.
“Ju lutemi me përulësi. Ne jemi për t’ju shërbyer të sëmurëve, dhimbjes… “ shkruan Vjola Fera, drejtore e Qendrës Shëndetësore Kamëz.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here