Kanceri i gjirit, faktorët e rrezikut

Gjinia. Të qenit femër është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit. Gati 99 për qind e të gjitha kancereve të gjirit ndodhin tek femrat. Kanceri i gjirit zhvillohet dhe tek meshkujt, por është shumë i rrallë.

shendeti i gjiritFaktori moshë. Risku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës dhe shumica e kancereve të gjirit ndodhin në moshat mbi 50 vjeç.

Faktor gjenetik. Deri 10 për qind e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti genetik në disa gene që parandalojnë kancerin. Në disa familje me mutacione genetike të tilla, risku i hasjes së kancerit të gjirit mund të jetë deri në 80 për qind. (rasti i Angjelinë Xholi). Këto kancere priren të zhvillohen në gratë e reja dhe shpesh mund të prekin të dy gjinjtë.

Historia familjare. Gratë të cilat kanë familjarë me lidhje të ngushta gjaku me kancer gjiri, kanë një risk më të lartë për t’u prekur prej kancerit të gjirit se pjesa tjetër e popullatës. Risku i gruas pothuaj dyfishohet në rastet kur nëna apo motra ka pasur kancer gjiri. Ky risk gati trefishohet kur ka pasur dy raste të tilla ndër familjarët e afërt.

Histori personale. Një grua me kancer në njërin gji, ka një risk 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar kancer të ri në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të njëjtit gji.

Indi i gjirit me densitet të lartë. Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë kanë risk më të lartë për kancer gjiri. Nga ana tjetër, indi i ngjeshur i gjirit e bën më të vështirë kapjen e gjendjeve parakanceroze në mamografi.

Menstruacion i hershëm apo menopauzë e vonshme. Feemrat të cilat kanë pasur menstruacion të hershme (para moshës 12 vjeç) ose menopauzë të vonshme (më vonë se mosha 55 vjeç), kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.

bebe gji 1Faktorët që mund të mbahen nën kontroll janë:

•  Lindja e fëmijëve. Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç, kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.

Ushqyerja me gji. Studimet dëshmojnë se ushqyerja me gji mund ta ul lehtësisht riskun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon për 2 vjet apo më tepër. Ushqyerja me gji duket se ka një efekt mbrojtës. Gratë që nuk ushqejnë fëmijën me gji janë më të riskuara

Konsumimi i alkoolit dhe duhanit. Thuhet se konsumi i alkoolit është i lidhur qartë me riskun e rritur për kancer gjiri dhe rritja e riskut ndjek volumin e alkoolit të konsumuar. Ndërsa për  lidhjen mes duhanit e kancerit të gjirit të dhënat janë jo të mjaftueshme e kontradiktore.

Mbipesha dhe kequshqyerja. Obeziteti dhe dieta me ushqime të pasura me yndyra shtazore-rritja e riskut për kancer gjiri është e lidhur edhe me mbipeshën. Kontrolli i dietës mund të mbajë në kontroll depozitimin e indit dhjamor dhe mund të parandalojë në këtë mënyrë një përqindje të kancereve të gjirit

Mungesa e aktivitetit fizik. Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar e ul riskun për kancer gjiri.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet